MANCINI
Akuzon skuadrat tjera
8 April, 2013 @10:23
Roberto Mancini, ka thënë se kjo epërsi e Manchester United ndaj Manchester City (15 pikëshe) ka ardhur pasi që kundërshtarët dalin me mentalitet humbës ndaj Manchester Unitedit në ndeshje.
“Askush nuk luan mirë kundër Manchester Unitedit, sepse luajnë me frikë. Kundërshtarët janë tepër të butë ndaj Unitedit dhe mendojnë se është vështirë kundër tyre ende pa dalë në fushë. Ndërsa është pikërisht e kundërta. Luaj fortë ndaj Manchester Unitedit dhe do të shohësh se mund t’i fitosh,” ka thënë 48 vjeçari i Manchester Cityt.
Manchester City sonte ndeshet me Manchester Unitedin në ndeshjen e fundit të xhiros së XXXII që luhet në Old Trafford.
Manchester United është i pari me 15 pikë më shumë se kampioni Manchester City gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati anglez.
PREMIER LEAGUE, SONTE:
21:00, Old Trafford, Manchester | Manchester United - Manchester City |