NERAZZURRI
Atalanta show në Meazza
7 April, 2013 @22:22
Gol show në Giuseppe Meazza. Inter është mposhtur në një duel golash me Atalantan e Bergamos. Përkundër se Tommaso Rocchi ia dha epërsinë fillestare neroazzurrëve në fund të pjesës së parë, askush se kishte parashikuar gjashtë golëshin në pjesën e dytë.
Së pari barazoi Atalanta me anë të Giacomo Bonaventurës, ndërsa zëvendësuesi Ricky Alvarez shënoi dy herë ‘për ta rehatuar’ Interin 3-1, që po shkonte drejt fitores.
Mirëpo, një penallti e akorduar në minutën e 65-të që u shndërrua në gol nga argjentiasi German Denis, ndërroi gjithçka. Ky i fundit shfrytëzoi birrat në mbrojtjen e kaltërezinjëve nga Milano për të shënuar edhe dy herë brenda 12 minutave për të kompletuar hat-trickun e tij dhe për t’ia sjellë tre pikë tejet të rëndësishme skuadrës.
Në fund, dy raste të qindpërqindta i huqi qendërmbrojtësi i Interit Andrea Ranocchia, bile njëherë duke mos arritur të dërgojë topin në portë të zbrazët - për të konfirmuar humbjen e ekipit të Andrea Stramaccionit.
Kështu Inter nuk arriti të kalojë Fiorentinën në tabelë, duke mbetur në vendin e pestë, derisa Atalanta ka bërë një kërcim që i sjellë jetë, prej vendit të 16-të në të 13-tën.
SERIE A, SONTE:
Inter - Atalanta | 3-4 |