NAPOLI
Xhemajli mban tempon
7 April, 2013 @22:46
Dy ndeshje dhe katër gola. Këto janë statistikat e mesfushorit tetovar të Napolit, Blerim Xhemajli, i cili pas hat trick-ut të javës së kaluar kundër Torinos, kësaj radhe shënoi në takimin me Genoan.
Xhemajli shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, të cilin e realizoi në minutën 29’, ndërsa më parë epërsinë në 1-0 e kishte ngritur sulmuesi maqedonas, Goran Pandev (18’).
Napoli kishte rastin edhe ta trefishojë rezultatin, kur në minutën 66’ gjyqtari e drejtoi gishtin e tij te pika e bardhë, por uruguajani, Edinson Cavani, ishte i pasaktë nga penalltia.
Në këtë ndeshje titullar ishte edhe Valon Behrami, mirëpo mitrovicasi në minutën 75’ ia lëshoi vendin Gokhan Inlerit, ndryshe nga Xhemajli i cili ishte 90 minuta në fushë.