Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Alarm në Romë!

Alarm në Romë!


22 November, 2012 @13:16

Policia ka raportuar për sulm ndaj tifozëve të Tottenhamit nga persona të maskuar në qendër të Romës, jashtë një cafebari.

Njëri nga tifozët e sulmuar është në rrezik për jetën e tij pasi që është goditur me thikë afër zemrës.

Raportet jozyrtare thonë se ka qenë një grup prej 30 deri në 50 tifozë të grupit Ultras të Lazios të armatosur me thika, shtaga bejsbolli, zinxhirë dhe grushta hekuri që kanë sulmuar një grup pesë herë më të vogël në numër nga Anglia.

Policia ka marrë shumë dëshmitarë në pyetje dhe ka dhënë emrat e të lënduarve që janë dërguar me urgjencë në spitalet e Romës. Sonte luhet ndeshja e vlefshme për Europa League, ndërmjet Lazios dhe Tottenhamit.

 


 
Të gjitha lajmet nga