LIGA e PARË

Albutrint Morina transferohet te lideri
2 February, 2022 @11:19
Skuadra lidere e Grupit A të Ligës së Parë, Trepça’89, ka transferuar futbollistin gjakovar, Albutrint Morina.
Morina do të jetë pjesë e skuadrës mitrovicase deri në fund të stinorit.
Mesfushori 28 vjeçar, gjatë karrierës së tij luajti te skuadrat si: Vëllaznimi, Feronikeli, Llapi, Drenica e A&N.
Trepça’89 me 27 pikë gjendet në krye të Grupit A në Ligën e Parë.