PARA NDESHJES: SHKËNDIJA-TRAKAI
Alimi: Kemi rezultat aktiv
2 August, 2017 @15:26
Mesfushori i Shkëndijës, Armend Alimi, ka thënë se ekipi i tij ka rezultat aktiv nga ndeshja e parë dhe se gjithçka mund të ndodh në përballjen e nesërme në Strumicë, ku Shkëndija pret Trakain lituanez, të vlefshme për raundin e tretë kualifikues për Europa Ligë.
“Vazhdojmë serinë e ndeshjeve europiane të enjten me Trakain, por ne duam të vazhdojmë qëndrimin në UEFA Europa League. Kemi rezultat aktiv nga ndeshja e parë kur arritëm të shënojmë si mysafirë, por gjithsesi humbja si humbje na detyron të jemi ne ekipi që duhet të ndjek rezultatin. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi edhe rivali ka planet e veta, por besoj fuqishëm se nëse ne do të jemi në nivelin tonë, në fund do të marrim rezultatin e dëshiruar për tu futur për të dytin vit me rradhë në Play Off të UEFA Europa League“, ka thënë kumanovari Armend Alimi.
Trakai ka mposhtur Shkëndinë 2-1 në përballjen e parë, ndërsa në përballjen e nesërme, me përkrahje të “Ballistëve” pret që të arrijë Play-Offin e Europa Ligës 2017/18.