TRANSMETUESI
AmazonPrime: Nuk jemi pjesë e Superligës Evropiane
20 April, 2021 @16:38
Një goditje e madhe për Superligën Evropiane ka ardhur edhe nga të përfolurit si transmetues, Amazon Prime Video.
Kështu, ata posa kanë lëshuar një komunikatë të fuqishme, duke bërë të ditur se nuk janë pjesë e ligës së propozuar.
“Amazon Prime Video kupton rëndësinë e aksioneve dhe brengën e tifozëve të futbollit lidhur me Superligën Evropiane. Ne besojmë se drama dhe bukuria e futbollit evropian qëndron në aftësinë për të arritur sukses me performancat e treguara në fushë.”
“Ne nuk kemi qenë të involvuar në asnjë diskutim për Superligën e propozuar. Ne jemi krenarë që t’iu ofrojmë abonentëve tonë futbollin e rëndësishëm dhe t’iu prezantojmë atyre ato në mënyrën më inovative, përfshirë UEFA Champions League në Gjermani e Itali dhe Premier League në Mbretërinë e Bashkuar.”