KLINË
Argjend Bardhi prezantohet te Dukagjini
22 July, 2021 @14:18
Skuadra e rikthyer në Superligë pas më shumë se një dekade, Dukagjini, sot ka zyrtarizuar edhe një përforcim.
Fjala është për Argjend Bardhin, mesfushorin që së fundi ka qenë pjesë e Feronikelit dhe ka mjaft përvojë në Superligë.
Mesfushori 26-vjeçar ka nisur karrierën në shkollën private të futbollit Kurda në Prishtinë, ndërsa më pas ka bërë karrierë edhe te Drenica, para se të shkojë te Feronikeli.
Klubi i Dukagjinit që drejtohet nga Armend Dallku i ka uruar mirë se ardhje Bardhit, që pritet të kontribuojë në ekip përgjatë stinorit 2021/22.