Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Arsenal rrëzon Wiganin

REUTERS/Andrew Winning

Arsenal rrëzon Wiganin


14 May, 2013 @22:37

Fitorja e Arsenalit sonte i ka rikthyer ata në vendin e katërt - vend ky që dërgon në kualifikime për Ligë të Kampionëve stinorin tjetër.

Topçinjtë kanë mposhtur Wigan Athleticun sonte me rezultat të thellë 4-1, ku dy herë shënoi gjermani Lukas Podolski, ndërsa nga njëherë Theodor Walcott dhe Aaron Ramsey.

Ndërkaq Wigan, me humbjen e sontme është përshëndetur definitivisht nga Premier League e Anglisë pas tetë viteve në te.

Wigan për herë të parë në Premier League kishte ardhur në vitin 2005 dhe prej asaj kohe asnjëherë nuk ka rënë në Championship (liga e dytë angleze).

Wigan ditë më parë fitoi për herë të parë trofeun e FA Cup, siç njihet Kupa e Anglisë. Sidoqoftë, përkundër se bien nga elita, djelmoshat nga stadiumi Dë do të jenë pjesëmarrës në Europa League stinorin e ardhshëm, pasi që kanë fituar këtë kupë.



PREMIER LEAGUE, SONTE:

Arsenal - Wigan Athletic 4-1

 
Të gjitha lajmet nga Premier League