BUNDESLIGA

REUTERS/Wolfgang Rattay
Aspirinët futen në garë
17 November, 2012 @16:52
Bayer Leverkusen ka mposhtur Schalken sot për të konfirmuar veten si kandidat potencial për luftë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Andreas Schurrle dhe Stephan Kiessling kanë shënuar për të ndalur Schalken, e cila kishte filluar shumë mirë stinorin.
Me trepikëshin e marrë sot, aspirinët janë ndarë nga pjesa e mesme e tabelës dhe i janë bashkuar katërshes së epërme të tabelës. Schalke, Eintracht, Dortmund dhe Bayer kanë vetëm dy pikë dallim mes vete, ndërsa Bayern është si lider ende larg tyre.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Bayer - Schalke 2-0 (Schurrle 45, Kiessling 67)