Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT ZYRTARIZOHET

Aston Villa gjen trajnerin e ri

Aston Villa gjen trajnerin e ri


2 November, 2015 @9:35

Skuadra nga Birminghami, Aston Villa, sot do të emërojë Remi Garde-në si trajner të ri të skuadrës. 

Francezi Garde do të zëvendosojë në këtë detyrë të larguarin Tim Sherwood, derisa Aston Villa është e fundit në tabelë pas nismës së dobët të stinorit. 

Ish trajneri i Lyonit, Garde 49 vjeç do të emërojë si asistent të tijin, Reginald Ray, trajnerin aktual të Bastias, ka njoftuar BBC Sport.

TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE

Aston Villa është sonte mysafir i Tottenhamit në Londër, derisa Garde do të mund të shikojë këtë ndeshje vetëm nga tribunat dhe në detyrë do të mund të jetë që në xhiron tjetër, ndaj Manchester Cityt. 

Nga dhjetë xhirot e para të stinorit ekipi në fjalë ka regjistruar vetëm 1 fitore dhe 1 barazim, krahas 8 humbjeve. 

Garde do të nënshkruajë kontratë 3.5 vjeçe me ekipin nga Villa Park. 


 
Të gjitha lajmet nga