Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT SHQIPËRISË

Avni Pepa afër Flamurtarit

NTB scanpix

Avni Pepa afër Flamurtarit


23 December, 2014 @17:44

Avni Pepa karrierën e tij mund ta vazhdojë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Futbollisti 26 vjeçar, të cilit i ka skuaduar kontrata me skuadrën norvegjeze, Sandnes Ulf, është duke u kontaktuar nga skuadra e qytetit të Vlorës, Flamurtari, njoftojnë mediat norvegjeze.

“Kam ndëgjuar se Flamurtari është një skuadër e mirë, por ende asgjë nuk është konkrete. Do të bisedojë me ata brenda këtyre ditëve,” ka thënë Pepa për gazetën norvegjeze, Fædrelandsvennen.

“Futbolli shqiptar ndoshta nuk tingëllon aq mirë në vesh, por është një ligë e mirë dhe ne do të bisedojmë me njërën prej skuadrave më të forta. Gjithashtu interesim kanë shprehur edhe klubet ligat elite të Suedisë dhe Maqedonisë, por ofertat e tyre janë më të se sa ajo në Shqipëri,” ka thënë agjenti i futbollistit, Birger Torgersen.

Pepa, së bashku me kapitenin e përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, në tre vitet e fundit kanë luajtur me skuadrën Sandnes Ulf, dhe që të dy tashmë kanë mbetur futbollistë të lirë.


 
Të gjitha lajmet nga