Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Ballkani mposhtë skuadrën nga elita bullgare

Ballkani mposhtë skuadrën nga elita bullgare


28 January, 2021 @16:02

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një tjetër fitore në ndeshjen kontrolluese që u zhvillua sot në Antalya të Turqisë.

Ekipi i udhëhequr nga Bledi Shkëmbi kësaj radhe e mposhti skuadrën Montana nga liga elite e Bullgarisë, duke shënuar fitore me rezultat 3-1.

Golashënues për suharekasit ishin Ermal Krasniqi, që shënoi dy herë, dhe Arbër Hoxha, ndërsa në anën tjetër për bullgarët realizator i vetëm ishte Toni Tasev.

Kjo ishte ndeshja e katërt kontrolluese për Ballkanin pas përballjeve ndaj Vorsklas, CSKA Moskës U21, Jagiellonia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga