ISTOGU 0-0 A&N
Barazimi i radhës humb shpresat e Istogut për Superligë
24 April, 2021 @17:23
Skuadra prizrenas A&N ka arritur të barazojë ndaj Istogut që ndiqte Superligën deri vonë.
Ky ka qenë barazimi i dytë me radhë për ekipin e troftave të drejtuar nga Nazmi Rama, të cilët tashmë në 3 ndeshje radhazi nuk kanë fituar dhe me këtë largohen nga gara e ngushtë për Superligë, që i mbetet vetëm dyshes Dukagjini e Malisheva.
Istogu prej se mposhti Malishevën në shtëpi nuk ka shënuar fitore, pasi që u mposht nga Dukagjini dhe barazoi në dy duelet e fundit pa gola, ndaj Lirisë dhe sot ndaj A&N-së 0-0.
Në anën tjetër, A&N e drejtuar nga Megzon Visoka qëndron e katërta në renditje dhe nuk ka telashe të rënies apo të ngritjes nga liga, derisa është munduar mjaft sot për të arritur te pika.