BASTORET
Bastoret: Maqedonia Veriore favorite ndaj Kosovës
24 February, 2020 @16:31
Kanë dalë bastet për ndeshjet e PlayOffit për EURO 2020, ku bën pjesë edhe Kosova.
Kështu, bastorja bet365 që shpeshherë ka bërë publikime për Kosovën, kryesisht në Twitter, ka përcaktuar koeficientet e ndeshjes gjysmëfinale të PlayOffit të Ligës D të Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.
Kjo bastore ka vendosur që Maqedonia Veriore është favorite për këtë ndeshje duke i dhënë koeficientin 2.37 për fitore.
Barazimi është kuotuar me 3.10. Ndërsa fitorja e Kosovës njëjtë, 3.10.
Kjo ndeshje mund të shkojë edhe në vazhdime, nëse përfundon koha e rregullt me barazim, ndërsa në rast të përcaktimit të fituesit në vazhdime, bet365 ka vendosur koeficientin 10.00 për verimaqedonasit ndërsa 12.00 për Kosovën.
Sa i përket golave të shënuara në ndeshje për 90 minuta lojë, në kohë të rregullt, kjo ndeshje shihet si lojë ku priten pak gola të shënuara, pasi që prej zero deri në dy gola është përcaktuar koeficienti 1.57, ndërsa për 3 e më shumë gola përgjatë 90min lojë është përcaktuar koeficienti 2.35.
Në ndërkohë, koeficientet mund të lëvizin, varësisht prej interesimit se vihet bast në këtë përballje, por edhe prej lëndimeve eventuale të lojtarëve kyq të përballjes.