DUKAGJINI - FLAMURTARI
Begolli ia sjell 3 pikët Flamurtarit në minutat shtesë
11 November, 2019 @15:29
Me një goditje të fuqishme e Gentrit Begollit në minutat shtesë të ndeshjes, Flamurtari e mposhti Dukagjinin me rezultat 1-2.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga skuadra vendase Dukagjini. Në minutën e 31’ Dukagjini fitoi një penallti pasi që kishte lojë me dorë nga një lojtar i Flamurtarit, derisa nga pika e bardhë nuk gaboi Mark Milicaj dhe kështu skuadra nga Klina kaloi në epëri 1-0.
Në minutën e 69’, kësaj radhe lojtari i Dukagjinit Elton Basriu luajti me dorë brenda zonës dhe kështu gjyqtari Mervan Bejtullahu e akordoi penalltinë e dytë në këtë ndeshje.
Shend Kelmendi ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1, e krejt në fund në minutën 90+4’, Gentrit Begolli me një goditje të fuqishme e shënoi golin e fitores për Flamurtarin.
Flamurtari me këtë fitore nuk luajti nga pozita e nëntë me 15 pikë në total, derisa Dukagjini gjendet në pozitën e fundit me 8 pikë.
Në xhiron tjetër Flamurtari takohet me Feronikelin, kurse Dukagjini me Ferizajin.