JUVENTUS 1-0 MILAN
Kombinimi argjentinas, sjell fitoren e Juventusit
10 November, 2019 @22:56
Juventus fiton derbin ndaj Milanit dhe i çon ata në pozitën e 14-të të tabelës së klasifikimit.
Bianconerët kanë fituar me rezultat 1-0, në një kombinim argjentinas, kur Gonzalo Higuain asistoi për zëvendësuesin Paulo Dybala, që shënoi në portën e rossonerëve.
Dybala zëvendësoi Cristiano Ronaldon në minutën e 55-të të ndeshjes, për të shënuar golin vendimtar të derbit dhe për të vazhduar kryesimin në elitën italiane, e ky i fundit doli nga fusha pa i zgjatur dorën trajnerit dhe nuk u ulë në bankën rezervë, por shkoi në zhveshtore menjëherë!