LIVERPOOL 3-1 MAN CITY
Liverpool i pamëshirshëm ndaj kampionit
10 November, 2019 @20:13
Lideri i Premier Ligës, Liverpool, është treguar i shpejtë, i fuqishëm dhe fatal për kampionin aktual të Anglisë, Manchester City, për t’i mposhtur ata në Anfield Road 3-1.
Me këtë fitore Liverpool i Jurgen Kloppit ka ngritur epërsinë në krye të tabelës ndaj ndjekësit të parë (Leicester) në tetë pikë. The Reds aktualisht kanë 34 pikë, ndërsa City 25 pikë.
Humbja rrëzon Cityn prej pozitës së dytë, në të katërtën!
Fabinho dhe Mo Salah kanë qenë të shpejtë sot, duke shënuar në minutën e gjashtë dhe 13-të për 2-0! City në ndërkohë kërkoi penallti në një rast. Ajo s’u vlerësua nga referi, ndërsa në pjesë të dytë Sadio Mane (51’) mbyti gjithçka në ndeshje kur e bëri 3-0.
Bernardo Silva (78’) shënoi golin e nderit për kampionin, që sot u pa se ka probleme të mëdha në mbrojtje, sepse vendasit në çdo tentim të tyre paraqesnin rrezik serioz për portën e Claudio Bravos.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE:
Liverpool: Alisson 8, Alexander-Arnold 8, Van Dijk 7, Lovren 7, Robertson 7, Fabinho 9, Wijnaldum 7, Henderson 8, Salah 8, Firmino 7, Mane 8. rez.: Milner N/A, Gomez N/A, Oxlade-Chamberlain N/A.
Manchester City: Bravo 4, Walker 4, Stones 5, Fernandinho 5, Angelino 6, Rodrigo 5, Gundogan 5, De Bruyne 6, Bernardo 6, Sterling 7, Aguero 4. rez.: Jesus 5.
LOJTARI I NDESHJES: Fabinho (Liverpool). Besoni apo jo, Liverpool bëri nismë të ngadalshme në lojë, por goli senzacional i Fabinhos ka qenë si injekcion për ekipin. Ai u bë inspirues edhe më pas në lojë, me performancën e qetë më pas në mes të fushës përgjatë ndeshjes (via Eurosport).