MEDIA TALK
Ish trajneri i Romës dhe Barcelonës, synim i Arsenalit
10 November, 2019 @10:31
Rezultatet e fundit të Arsenalit, kanë vluar durimin e përkrahësve të ekipit, ndërsa lojërat jo bindëse të skuadrës, kanë bërë edhe kryesinë e klubit të mendojë për shkarkimin e spanjollit Unai Emery nga detyra.
E së fundi, Confidencial ka raportuar se drejtuesit e ekipit të Arsenalit kanë kontaktuar me ish trajnerin e Romës, Barcelonës e Spanjës, Luis Enrique.
Enrique 49 vjeçar ka fituar nëntë trofe të rëndësishëm gjatë tre viteve të kaluar te Barcelona.
Ish futbollisti i Realit dhe Barcelonës kishte marrë detyrën e selektorit të Spanjës në korrit të vitit 2018, por pas 11 muajsh e kishte lënë atë, për shkak të sëmundjes së rëndë të vajzës së tij - që ndërroi jetë më pas.
Cofidencial ka bërë të ditur se takimi është mbajtur dhe janë zhvilluar biseda të frytshme mes klubit dhe trajnerit. Në anën tjetër, shkarkimi i Emeryt është kërkuar të bëhet përgjatë pushimit për klube, në kohën kur luajnë reprezentacionet, për të nisur pjesën dimërore të stinorit në frymë të re.