VETËM 2 SHQIPTAR TE ZVICRA
Vetëm Xhaka e Ajeti ftohen te Zvicra
8 November, 2019 @14:42
Ndërrimi i gjeneratave si dhe forma jo e mirë e disa futbollistëve me origjinë shqiptare, ka bërë që të reduktohet numri i shqipeve në reprezentacionin e Zvicrës.
Së fundi, në ftesat e publikuara të Zvicrës për ndeshjet finale kualifikuese të nëntorit, shihen vetëm Granit Xhaka dhe Albian Ajeti.
Në momentet kur shqipet ishin në formë, numri i tyre në ekipin senior të helvetëve ka shkuar në gjashtë, ndërsa pesë prej tyre kanë qenë thuajse standard në çdo ndeshje.
Zvicra ka dy ndeshjet më të lehta në grup dhe pritet që t’i fitojë të dyja për të siguruar kualifikimin drejt evropianit EURO 2020.
Helvetët ndeshen me Gjeorgjinë më 15 nëntor, kurse pas saj i shkon ish-rivalit të Kosovës, Gjibraltarit, më 18 nëntor.
Aktualisht tabela e Grupit D, ku bën pjesë Zvicra duket kështu.