VEDAT MURIQI
Muriqi: I lumtur te Feneri, synim Premier Liga
7 November, 2019 @19:23
Super ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, në një intervistë me ntvspor.net, ka treguar se si është transferuar te skuadra e Fenerbahçes dhe planin për të ardhmen.
“Qëllimi im i parë ishte të luaj në Evropë. Kur e pranova ofertën zyrtare nga Fenerbahçe, ishte shumë e vështirë ta refuzoja.
Fenerbahçe ishte skuadra që kam ëndërruar nga fëmijëria. Gjyshi im ishte iniciator që të jem tifoz i Fenerbahçes dhe mezi kam pritur që t’i shikoja ndeshjet e skuadrës, Fenerbahçe është dashuria ime e fëmijërisë, këtu dua që të shpallem kampion dhe të hyjë në histori të klubit,” ka thënë fillimisht Vedati për ntvsporin.
Vedati tregoi edhe ligën që dëshiron të luaj në të ardhmen.
“Për momentiin këtu jam shumë i lumtur, por më vonë si çdo lojtar edhe unë dëshiroj të luaj në Permier League. Atje futbolli është më kualitativ dhe besoj se fizikisht mund të përshtatem.”
Vedat Muriqi aktualisht i ka të shënuara 5 gola me Fenerbahçen, derisa skuadra e tij gjendet në pozitën e katërt me 2 pikë më pak se lideri Alanyaspor.