GRUPI C
Atalanta merr pikën e parë, duke ndalë Cityn
6 November, 2019 @23:08
Debutuesit në Ligë të Kampionëve, Atalanta, kanë arritur që të marrin pikën e parë historike për ekipin në këtë garë, duke ndalë serinë prej tre fitoreve radhazi të kampionit aktual të Anglisë, Manchester City, sonte në Meazza.
Berat Xhimshiti luajti 90 minuta për Atalantën dhe pati një karton të verdhë, ndërsa goli i hershëm i epërsisë së anglezëve, shënuar nga Raheem Sterling (7’) u neutralizua nga kroati Mario Pasalic (49’).
Pasi kishte ndërruar portierët në fillim të pjesë të dytë, kur zëvendësoi Edersonin me Claudio Bravon, pas kartonit të kuq të këtij të fundit, Pep Guardiola është dashur të fusë në portë mbrojtësin Kyle Walker - për të çuar ndeshjen deri në fund.
Në duelin tjetër të Grupit C, Dinamoja e Zagrebit barazoi 3-3 ndaj Shakhtarit ukrainas.
TABELA E GRUPIT C:
1. Man City 10 pikë, 4 ndeshje;
2. Shakhtar 5 pikë, 4 ndeshje;
3. Dinamo 5 pikë, 4 ndeshje;
4. Atalanta 1 pikë, 4 ndeshje.