VUSHTRRIA - GJILANI
Në ndeshjen e tensionuar, Gjilani del lider
7 November, 2019 @15:12
Gjilani e mposhti Vushtrrinë me rezultat 1-3 dhe u vendos në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Keita Razak në minutën e 18’, derisa epërsinë e dyfishoi Armend Halili dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë.
Në minutën e 60’ të ndeshjes u ndërpre ndeshja, pasi që gjyqtari i katër Burim Jahmurataj është qëlluar nga tifozët vendas.
Për gjilanasit golin e tretë e shënoi Gerhard Progni në minutën e 78’, kurse goli i vetëm i Vushtrrisë erdhi nga Bashkim Shala në minutën e 102’, pasi që gjyqtari kishte dhënë 11 minuta lojë shtesë.
Para golit të Vushtrrisë u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë) lojtari i Gjilanit Edison Kqiku.
Gjilani me këtë fitore ngritet në krye të tabelës me 30 pikë, njësojë sikurse Ballkani në vendin e dytë, kurse Vushtrria mbetet e parafundit me 9 pikë.
Në xhiron tjetër Gjilani përballet me Drenicën, derisa Vushtrria me Ferizajin.