GRUPI D
Me fitoren e parë, Bayer i fundit shpreson në kualifikim
6 November, 2019 @23:21
Bayer Leverkusen ka arritur një fitore, që edhe mund të quhet befasuese ndaj Atletico Madridit të Diego Simeones në Gjermani sonte, duke i mposhtur ata 2-1 (Partey AG 41’, Volland 55’ - Morata 90’+4).
Me këtë fitore, që është e para për aspirinët në Grupin D, ata tashmë mund të shpresojnë edhe në kualifikim tutje, nëse i fitojnë dy ndeshjet e mbetura!
TABELA AKTUALE E GRUPIT D:
1. Juventus 10 pikë, 4 ndeshje;
2. Atletico 7 pikë, 4 ndeshje;
3. Lokomotiv 3 pikë, 4 ndeshje;
4. Bayer 3 pikë, 4 ndeshje.
Duelet e mbetura të grupit:
Lokomotiv - Bayer
Juventus - Atletico
Atletico - Lokomotiv
Bayer - Juventus