FTESAT E BERNARD CHALLANDESIT PËR NDESHJET VENDIMTARE
2 ndërrime te ftesat e Challandesit, tash drejt kualifikimit
8 November, 2019 @13:41
Kosova është gati. Bernard Challandes ka publikuar ftesat e bëra për ndeshjet vendimtare të nëntorit. Nuk ka ndërrime drastike në listën e publikuar nga ajo e muajit të kaluar.
Për dallim nga ftesat e ndeshjeve të tetorit, Bernard Berisha dhe Lirim Kastrati janë lënë jashtë ekipit, derisa janë kthyer Besar Halimi e Herolind Shala.
Kosova do t’i shkojë Çekisë në Plzen më 14 nëntor 2019, ndërsa do të pres Anglinë më 17 nëntor 2019 në Prishtinë.
Vendimtarja zhvillohet ndaj Çekisë. Vetëm fitorja na kryen punë për të shpresuar pastaj gjithçka në ndeshjen e fundit, kur Kosova pret Anglinë, ndërsa Çekia u shkon bullgarëve të dënuar për terren pa publik në Sofje.
PORTIERË: Samir UJKANI, Arijanet MURIÇ, Visar BEKAJ;
MBROJTËS: Amir RRAHMANI, Fidan ALITI, Mërgim VOJVODA, Florent HADËRGJONAJ, Leart PAQARADA, Ibrahim DRESEVIC, Arbenit XHEMAJLI, Benjamin KOLOLLI.
MESFUSHORË: Idriz VOCA, Anel RASHKAJ, Besar HALIMI, Valon BERISHA, Herolind SHALA, Bersant CELINA, Florent HASANI, Edon ZHEGROVA, Florent MUSLIJA, Elbasan RASHANI, Milot RASHICA.
SULMUES: Vedat MURIQI, Atdhe NUHIU.
Mëposhtë gjeni ftesat e rivalëve të Kosovës duke klikuar mbi emrin e reprezentacionit: ÇEKIA dhe ANGLIA.