GRUPI C
Gabim trashanik i Valon Berishës, Lazio mposhtet në fund
7 November, 2019 @22:01
Lazio ka vetëm gjasa teorike për të siguruar pranverën në garat evropiane, pasi që sonte me disfatën nga Celticu, i ka vështirësuar punët shumë.
Ciro Immobile (7’) i dha epërsinë e hershme Lazios 1-0. Por James Forrest (38’) u përkujdes që ekipet të shkojnë në pushim baraz, 1-1.
E mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili u fut në lojë në 8 minutat e fundit të ndeshjes nga Simone Inzaghi, ka bërë një gabim fatal për ekipin e tij, duke pasur te kundërshtari - që s’gaboi për fitore. Jules Ntcham shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes (90’+5) për t’ia sjellë fitoren Celticut.
Sidoqoftë, edhe trajneri Inzaghi, por edhe Immobile pas ndeshjes kanë deklaruar se humbja erdhi jo për shkak të golave të shënuara të Celticut, sa prej humbjes së rasteve të shumta që i kishte ekipi përgjatë 90 minutave.
TABELA AKTUALE E GRUPIT E:
1. Celtic 10 pikë, 4 ndeshje;
2. Cluj 9 pikë, 4 ndeshje;
3. Lazio 3 pikë, 4 ndeshje;
4. Rennes 1 pikë, 4 ndeshje.
90 minuta në portë për Lazion ishte portieri i kombëtares, Thomas Strakosha.