PUBLIKOHET LISTA
Të ftuarit e Rejas për ndeshjet e fundit
10 November, 2019 @11:25
Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjëve në dy stadiume të ndryshme, por në Shqipëri. Së pari me Andorrën në “Elbasan Arena” më 14 nëntor të premten, pastaj në hapjen madhështore të “Arenës Kombëtare” më 17 nëntor ndaj kampionëve të botës, Francës.
E për këto dy duele, Edy Reja, që bindi me punën e tij si duket drejtuesit e FSHF-së, ka publikuar ftesat e bëra futbollistëve për paraqitje në këto duele.
PORTIERË: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha.
MBROJTËS: Berat Xhimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Frederic Veseli, Enea Mihaj, Kastriot Dërmaku, Hysen Memolla, Liridon Selahi, Lorenc Trashi.
MESFUSHORË: Taulant Xhaka, Keidi Bare, Emanuele Ndoj, Ledian Memushaj, Klaus Gjasula, Kristi Qose, Ylber Ramadani, Ermir Lenjani, Taulant Seferi, Odise Roshi, Florian Kamberi.
SULMUES: Bekim Balaj, Myrto Uzuni, Rei Manaj.