DEBUTIMI
Bernard Berisha debuton me Terekun
20 January, 2017 @18:02
Reprezentuesi kosovar që bëri bujë të madhe në këtë afat kalimtar duke u transferuar për 2.5 milionë euro nga skuadra Anzhi te Terek Grozny, Bernard Berisha, sot ka zhvilluar paraqitjen e parë me skuadrën e re.
Mesfushori ofansiv pejan, është aktivizuar në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës polake Lechia Gdansk, që përfundoi me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 4-3.
Trajneri i Terekut provoi dy formacione krejtësisht ndryshe në dy pjesët e ndryshme, ku së bashku me Berishën e provoi në të njejtën formacion edhe Bekim Balajn e Odise Roshin.