LIRIA
Hiqet bora në stadiumin e Lirisë
20 January, 2017 @17:07
Stadiumi i Lirisë në Prizren, “Përparim Thaçi”, është pastruar sot nga kompania që mirret me pastrimin e qytetit.
Fusha e stadiumit ishte e mbuluar nga bora për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, me ç‘rast stërvitjet e skuadrës deri më tani zhvilloheshin në kushte të vështira.
Skuadra e Lirisë që nga 16 janari po stërvitjet në stadiumin “Përparim Thaçi”, ndërsa para kësaj data ushtrimet i zhvillonin në fushë të mbyllur për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike.