BESA - 2 KORRIKU

Foto: KFVushtrria/fb/E.Popova
Besa mban ritmin
7 April, 2019 @18:01
Pas barazimit në derbi ndaj Vushtrrisë, Besa ka vazhduar me formën e mirë të saj dhe është afër që të sigurojë Superligën për sezonin e ardhshëm.
Pejanët kanë shënuar fitore 2-1 në Shahin Haxhiislami sot ndaj ekipit të 2 Korrikut, ku Albin Berisha dhe Elbasan Thaqi kanë shënuar për të kuqtë vendas në fitore.
Me këtë fitore Besa është vetëm 3 pikë larg udhëheqësit të Ligës së Parë, Vushtrrisë, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.