REIMS - LILLE

Foto: Reims Official/fb
Zëvendësuesi i Zenelit shënon në barazim
7 April, 2019 @17:51
Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka qenë startues në ndeshjen e ekipit të tij Reims në përballje ndaj Lille’it që është i dyti në klasifikim.
Pasi që Jose Fonte dha golin e avantazhit për mysafirët, zëvendësuesi i Zenelit që u fut në lojë në minutën e 60, Remi Oudin ka shënuar për të barazuar në 1-1, që ka qenë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë barazim, Reims është vetëm 3 pikë larg pozitës që dëron në Europa Ligë.