BESA - JUNIKU
Besa vazhdon ndjekjen e kreut
25 November, 2018 @11:31
Në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë në Superligën e futsallit të Kosovës, Besa e mposhti Junikun me rezultat 5-2.
Golat për Besën erdhën nga Melos Kelmendi (2x), Endi Hoti (1x), Bardh Kelmendi (1x) dhe Fatlum Pishtani (1x).
Kjo ishte fitorja e pestë e Besës, krahas dy humbjeve që i kanë dhe aktualisht gjenden në pozitën e dytë. Ndërsa Juniku me katër pikë të grumbulluara gjendet në pozitën e tetë.
Besa në xhiron tjetër do të përballet me Prizrenin në palestrën “Sezai Surroi”, ndërsa Juniku me Malishevën.