DRITA - PRISHTINA
Besart Berisha debuton, Drita e Prishtina ndajnë pikët
3 October, 2021 @16:57
Pa gola dhe pa fitues është mbyllur dueli kryesor i ditës së sotme në Superligë, ai mes Dritës dhe Prishtinës.
Pjesa e parë e ndeshjes u luajt kryesisht me intensitet të ulët dhe pa shumë raste për t’u përmendur. Të dyja skuadrat ishin tejet të kujdesshme, e kjo i privoi që të dyja në rrezikimin e portës kundërshtare.
Gola nuk pati as gjatë pjesës së dytë, e kështu skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë, me epilogun final që ishte 0-0.
Në minutën e 77’ të ndeshjes, për Prishtinën në lojë nga banka rezervë u inkuadrua Besart Berisha, sulmuesi i ardhur me shumë bujë, që sot luajti për herë të parë me fanellën e klubit kryeqytetas.
Ky barazim bën që në pushimin e kombëtareve këto dy skuadra të shkojnë duke qenë të renditura në mesin e tabelës. Drita momentalisht ka të tubuara 12 pikë, kurse Prishtina 2 më pak.