ZVICËR
Bora nuk ndal kombëtaren
1 April, 2013 @9:33
Bora që ka zbardhur Zurichun sot ka qenë arsyeja kryesore e pengesës së përgatitjeve dhe përzgjedhjes së talentëve të rinj të kombëtares shqiptare në grumbullimin e bërë në Zvicër.
Mirëpo, ajo nuk ka ndalur punën. Dzemal Mustedanagic, trajneri i kombëtares U-17 dhe Foto Strakosha, trajner i kombëtares U-19, kanë vazhduar punën përkundër borës.
Ata kanë punë në zgjedhjen e lojtarëve të shumtë të diasporës së paraqitur si mundësi për të veshur fanellën kombëtare. Federata Shqiptare e Futbollit ka inicuar mbledhjen e të rinjëve të interesuar që duan të veshin fanellën kuqezi që tash. Ndërsa intreresimi i bashkëatdhetarëve që janë lindur e rritur jashtë është thënë të jetë tepër i madh.