MEDIA TALK

Bordi dyshon te Koeman - po shqyrtohet largimi i tij
12 April, 2021 @16:25
Barcelona ka pësuar humbje të dhimbshme në El Clasico në fundjavën që e lamë pas, ndërsa fitorja e Real Madridit ka bërë kthesë të madhe në luftë për titull kampioni, duke e lënë ekipin katalonas si opcion të tretë për të fituar LaLigën, pas Atleticos e Realit.
Përkundër se ardhja e Joan Laportas si kryetar i klubit i ka dhënë mbështetje trajnerit holandez të Barcelonës, Ronald Koeman, pas deklaratave të tij gjërat si duket kanë ndryshuar, bëjnë të ditur mediat spanjolle sot.
Esport 3 dhe La Sexta kanë bërë të ditur se në koridoret e Camp Nout kanë filluar të lakohen emrat e mundshëm të trajnerëve për të zëvendësuar Koemanin në detyrë. Diskutimet kanë filluar dhe tashmë holandezi, nuk e ka të ardhmen e sigurt, është thënë ndër të tjera aty, kanë shkruar mediat sot.
Krejt kjo, sipas Cadena Ser, ka ardhur pas deklaratave të shefit të blaugranave se VAR ka qenë arsyeja pse Barcelona është mposhtur në El Clasico nga Real Madridi të shtunën mbrëma.