ROBERT LEWANDOWSKI

Foto: fcbayern.com
Nis vrapin
12 April, 2021 @13:16
Sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski, është duke punuar shumë për t’iu rikthyer fushave të gjelbëra, ndërsa ekipi i tij zyrtarisht ka bërë të ditur se ai i është kthyer vrapit së fundi.
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të dy viteve të fundit në futbollin botëror, Lewandowski nuk do të jetë në gjendje të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Paris St Germainit në Ligë të Kampionëve, ka konfirmuar Bayern ndër të tjera.
Ndërkaq faza e shërimit të tij nga lëndimi i gjurit pritet të zgjasë edhe së paku 1-2 javë.