JUVENTUS

Cristiano grushton murin dhe largohet
12 April, 2021 @15:48
Ylli botëror i futbollit Cristiano Ronaldo është raportuar të ketë grushtuar murin e zhveshtores dhe pas dushit të ketë dalur pa fjalë nga stadiumi për tu kthyer në shtëpi.
Krejt kjo ka ndodhur pas fitores së bianconerëve ndaj Genoas, shkruan La Gazzetta dello Sport, duke bërë të ditur se pakënaqësitë e portugezit te bianconerët po rriten dita-ditës.
“Futbollisti 36-vjeçar dukshëm i nevrikosur pas ndeshjes ka hedhur fanellën pas ndeshjes, ndërsa ajo ka vazhduar edhe në zhveshtore, ku ai ka grushtuar murin, ka bërë dushin dhe pa-fjalë ka dalë,” bën të ditur gazeta prestigjioze italiane.
Që tash, ka vazhduar gazeta, Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit garancion për cilësi në ekip para stinorit të ardhshëm, nëse dëshirohet qëndrimi i tij aty!
Juventus pas nëntë titujsh radhazi në Serie A, këtë sezon është larg mbrojtjes, pasi që Interi lider ka 12 pikë më shumë sesa bianconerët që janë në pozitë të tretë.
Juventus, gjithashtu është eliminuar nga Liga e Kampionëve, befasisht nga Portoja.