SHKËNDIJA - MILAN
Brenda ditës Shkëndija shet 10 mijë bileta
11 August, 2017 @23:27
Interesim i jashtëzakonshëm për takimim e dytë të play offit të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit. Për pak më shumë se 24 orë janë shitur 10 000 bileta.
Përballjet e play offit të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit kanë zgjuar interes shumë të madh në opinion. Pasi skuadra italiane kumtoi shitjen e numrit të madh të biletave për ndeshjen e parë që më 17 prill do të luhet në San Siro, rëmujë e vërtetë ka ndodhur pasi të enjten dolën në shitje biletat edhe për ndeshjen e kthimit më 24 gusht në Shkup. Për pak më shumë se 24 orë interesimi ka rezultuar shumë i madh, fluks i madh qytetarësh në rradhë kanë pritur për tu furnizuar me biletë për spektaklin e 24 gushtit, duke çuar në 10 000 numrin e biletave të shitura për kohë rekorde.