BULLETIN NR 23 @ EURO 2016
Buletini 23: Erdhën të fundit, shkuan të fundit
Buletini i fundit i EURO 2016
11 July, 2016 @13:48
Përfaqësuesja e Portugalisë ka qenë e fundit që ka arritur në Francë për europianin që morri fund dje.
Ata, sot i kanë dhënë përshëndetjen e fundit tifozëve të tyre në Francë, për të qenë edhe të fundit që po largohen nga aty - si kampionë.
CRISTIANO RONALDO
3 gola dhe 3 asitime të Cristiano Ronaldos gjatë EURO2016 e bën atë ndër më të mirit në kampionat, nga i cili pritej shumë dje në finale.
Sidoqoftë, përkundër tentimit për t’u kthyer në lojë, lëndimi i tij i rëndë ka bërë që ai të zëvendësohet në minutën e 25-të të takimit dhe me emocione të papara duke i motivuar edhe bashkëlojtarët, tregoi shpirtin e kapitenit, dëshirën e madhe portugeze për ta fituar trofeun - që në fund e arriti.
Ky ka qenë triumfi i parë i Cristiano Ronaldos me vendin e tij.
HISTORIA
Portugalia ka bërë emër në futbollin europian që prej kohës së Eusebios. Mirëpo, suksesi më i madh është pritur nga gjenerata e Luis Figos me shokë (mbi një dekadë më parë) që nuk arritën të kapnin trofuen pas finales ndaj Greqisë në Lisbonë, në EURO 2004.
E Cristiano Ronaldo, që ka qenë pjesë e atij ekipi, sot me bashkëlojtarët e tij, ka arritur të realizojë ëndrrën e gjeneratave të tëra, ku Portugalia fitoi për herë të parë një trofe madhor.
FERNANDO SANTOS
Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, me profesion inxhinier, ka treguar qartë që në fazën grupore synimet e ekipit të tij.
Ai ka thënë se nuk i intereson si dhe me çfarë rezultati, por e dëshiron finalen e europianit. Santos sot është trajneri i parë dhe historik i Portugalisë që ka fituar europainin.
Ai erdhi në krye të Portugalisë në shtator të vitit 2014, pasi që Shqipëria i kishte shkaktuar humbje portugezëve në fillim të kualifikimeve. Prej asaj kohe, Portugalia nuk është mposhtur në asnjë ndeshje zyrtare.
EPIKE
Komentet e mediave portugeze dhe spanjolle për triumfin e fqinjëve janë si mëposhtë.
GOLASHËNUESI
Ditë pa disponim për njërin ndër më të mirët e EUROs. Antoine Griezmann pas humbjes së finales me Atletico Madridin në Ligë të Kampionëve, e humbi edhe finalen me Francën në EURO2016.
Griezmann përfundoi kampionatin si golashënues më i mirë me 6 gola, por e pranoi se më shumë do t’i gëzohej titullit kampion sesa suksesit individual.
ZHGËNJIMI I GËZUESHËM I EKIPIT
Skuadra nga elita franceze, Lille, para europianit bleu sulmuesin portugez, Eder, i cili me golin e tij i solli triumfin Portugalisë ndaj Francës në finalen e EURO 2016.
Statusi i Lille në Twitter ka qenë: çfarë zhgënjimi për ne… por edhe shpresë e gëzim, duke ditur çfarë sulmuesi do të kemi në radhët tona.