SKËNDERBEU DHE LAÇI, SIGUROJNË SI MYSAFIR
Caktohet finalja e Kupës së Shqipërisë
18 April, 2018 @21:41
Skënderbeu, që kishte disavantazh nga ndeshja e parë ndaj Flamurtarit pësuar në Korçë, 0-1, kur kishte shënuar Danilo Alves për vlonjatët, ka qenë sot mysafir i Flamurtarit dhe ka mposhtur ata 0-2 (Sowe 59’, Nimaga 61’) për të siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mbizotëruar në fushë përgjatë pjesës së dytë dhe ka treguar se qëndron larg më mirë se vlonjatët, duke i eliminuar ata në shtëpinë e tyre.
Në anën tjetër, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0 në Laç, Kukësi si vendas sot ka pësuar gol gjatë avantazhit 1-0 (Guri 20’ PEN) për të përfunduar ndeshja 1-1 dhe për të çuar laçjanët në finale, për të cilët shënoi Reginaldo (78’).
Fituesi i Kupës së Shqipërisë do të përcaktohet në ndeshjen Skënderbeu - Laçi, që zhvillohet më 27 maj, ndërsa stadiumi nuk është përcaktuar ende, edhepse në mediat shqiptare flitet që gjasa më të mëdha ka Elbasan Arena, pastaj Loro Boriçi.