OLIMPICO
Cana skuqet por Lazio fiton
5 October, 2014 @17:08
Shqiptari i vetëm i Lazios që u paraqit në 11-shen e parë të Silvio Piolit sot, Lorik Cana, ka lëshuar takimin nga minuta e 49-të.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, morri kartonin e dytë të verdhë në ndeshje ndaj Sassuolos sot duke shkaktuar penallti, por sidoqoftë, ekipi i tij fitoi në fund, përkundër se mbeti me një lojtar më pak.
Edhe Sassuolo 12 minuta më vonë mbeti me 10 lojtarë, pasi që edhe Federico Peluso i Sassuolos u përjashtua pas 2 të verdhave.
Etrit Berisha mbeti rezervë gjatë gjithë ndeshjes, derisa golat për Lazion i shënuan Stefano Mauri, Antonio Candreva dhe Filip Dordevic.
Ky i fundit, do të jetë maja e sulmit të Serbisë në ndeshje ndaj Shqipërisë më 14 tetor dhe këto ditë ka arritur ngritje të formës, pasi që në xhiron e kaluar shënoi hat-trick dhe po vazhdon me gola.
Në fund, kjo ka qenë fitorja e tretë e Lazios, që i ka ngritur ata në pozitën e shtatë të tabelës aktualisht, derisa Sassuolo është ngujuar në fund të tabelës me 3 pikë të fituara nga 6 ndeshje.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS