SHQIP NË BOTË
Çekiçi vulos fitoren
9 April, 2016 @16:50
Mesfushori ofansiv i Lokomotiv Zagrebit, Endri Çekiçi, ka shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj ekipit Slaven Belupo, në kuadër të kampionatit kroat.
Çekiçi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ndërsa e tundi portën kundërshtare në minutën 80’ me një gjuajtje të bukur nga distanca.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe dy futbollistët shqiptar të Lokomotivës, Eros Grezda dhe Herdi Prenga.
Ky është goli i dytë i Çekiçit në kampionatin kroat me Lokomotivën, pasi golin e parë e kishte shënuar një muaj më parë në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit.
Lokomotiva Zagreb - Slaven Belupo 2-0
Goli i Endri Cekicit sot në fitoren 2-0 të NK Lokomotiva Zagrebit;
Posted by Borozani.com on Saturday, 9 April 2016