HOLANDEZI

REUTERS
De Jong afër Newcastle
28 January, 2014 @14:47
Sulmuesi holandez i Borussia Monchengladbachut, Luuk De Jong, është duke kryer testet mjekësore sot para se të transferohet në Newcastle United.
Njoftimin e ka dhënë vetë ekipi gjerman duke bërë të ditur se De Jong ka qenë shënjestër e kahmotshme e Alan Pardew, bile para se të vinte nga Twente në Borussia Monchengladbach.
Edhepse nuk ka asnjë lajm nga Newcastle, gjermanët kanë konfirmuar këtë edhe në rrjetin social të ekipit, derisa anglezët janë në telashe pasi që po u largohet lojtari më i dalluar, Yohan Cabaye.