YOHAN CABAYE

REUTERS
Rrugës për Paris
28 January, 2014 @11:34
Mesfushori françez i Newcastle United mund të kthehet në Francë, pasi që laraskat kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij me Paris St Germainin.
Përkundër se oferta e parisienëve nuk është bërë e ditur, pasi që Newcastle United kishte refuzuar ofertën prej 14 milionë funtash të dielën, sipas PA Sport, kampioni i Ligue 1, ka ofruar një shumë tjetër që ka çuar në pranim nga ekipi i Premier League.
Sidoqoftë, realizimi i transferit pritet të bëhet pasi që të mirret edhe ‘amini’ i trajnerit Alan Pardew si dhe vetë lojtarit, përkundër se Newcastle ka pranuar ofertën.