PARC DES PRINCES
Derbi i takoi Parisit
2 March, 2014 @23:17
Paris St Germain ka qenë më e mirë edhe sonte sesa Olympique Marseille, në derbin e madh françez që u luajt në këtë xhiro.
Ekipi i Laurent Blanc, Paris St Germain, përkundër se nuk arriti të shënojë në pjesën e parë të ndeshjes, me të nisur pjesa e dytë e takimit nuk vonoi shumë goli.
Ka qenë ish mbrojtësi i Barcelonës, Maxwell, që ka shënuar pas një asistimi të Zlatan Ibrahimovic, derisa dhjetë minuta para fundit të ndeshjes ka vulosur fatin e saj, transferi i këtij stinori në Paris, Edinson Cavani, që ka shënuar gol në ndeshjen ku u fut si zëvendues pas vetëm 10 minutave të kaluara në fushë.
Me këtë fitore Paris St Germain kalon në tetë pikë mbi përcjellësin e parë të saj, Monaco, derisa Marseille ka 21 pikë më pak se parisienët dhe gjindet në pozitën e pestë të tabelës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.