Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD PAS REKORDI

Dështimet e Van Gaalit

Foto: Sky Sports

Dështimet e Van Gaalit


23 January, 2016 @19:08

Ka shumë fjali me të cilat mund ta fillojmë këtë artikull. Shpenzimet? Largimet e panevojshme? Mungesa e golave? Posedimi i tepërt e i panevojshëm? Ka shumë faktorë që e përshkruajnë situatën e Louis Van Gaal tek Manchester United.

Kur erdhi tek United kërkoi që sezoni i parë të ketë synim një vend në Champions League dhe e arriti, kurse deklaroi që në sezonin e ti të dytë njerëzit do ta shihnin Manchesterin e vërtetë. Mirëpo, krejtësisht e kundërta…

Manchester United është më keq se vitin e kaluar dhe për më tepër po thyen edhe rekorde negative. Pa i përmendur shifrat e transferimeve, Louis Van Gaal po e dëmton imazhin e klubit edhe në shumë aspekte tjera dhe shkarkimi i tij pothuajse është i detyrueshëm mirëpo çuditërisht bordi vazhdon ende të besojë në të.

Ja disa rekorde të këtij sezoni:

- Pas 23 javësh, United ka vetëm 37 pikë. 3 pikë më tepër kishte edhe me David Moyes. Numri më i paktë i pikëve që nga themelimi i Premier Leagues.

- United ka shënuar 28 gola në Premier League. Shifër të njejtë ka arritur Sunderlandi, që lufton për mbijetesë.

- Skuadra është eliminuar nga grupet e Champions League nga kundërshtarë që kanë buxhet pothuajse sa 1/3 e Manchester United.

- Skuadra është eliminuar nga Capital One Cup nga inferiorët e Middlesbrough në Old Trafford. Madje për 120 minuta, United nuk arriti të shënonte. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe United humbi me penallti.

- United është kualifikuar në raundin tjetër të FA Cup, duke e mposhtur Sheffieldin turpërisht, në minutën e 93’ përmes një goli nga pika e bardhë. 

- United e përmbylli vitin 2015 me vetëm 75 gola të shënuara

- 11 ndeshje radhazi në Old Trafford, United ka barazuar pa gola në pjesën e parë

Duket se të gjitha këto nuk janë mjaftueshëm për bordin e United, të cilët ENDE nuk e kanë shkarkuar holandezin.


 
Të gjitha lajmet nga