HAMBURG - GLADBACH
“Digjet” Hamburgu, bie nga Bundesliga për herë të parë
12 May, 2018 @18:51
“Ne jemi Hamburgu, jo ju” - ka qenë britma e një numri të tifozëve të ekipit të Hamburgut, pasi që në ndeshjen e fundit të stinorit, ata përkundër fitores nuk arritën të mbijetojnë në Bundesligë.
Hamburgu - për herë të parë në histori të Bundesligës - ka rënë në kategorinë e dytë! Bile, një semafor në stadium numëron vitet, ditët dhe orët se sa kohë ekipi është në Bundesligë.
Por sot, krejt kjo histori e ekipit verior gjerman ra në ujë.
Tifozët gjuajtën flakadanë në stadium, ndërsa policët bën kordon për të mos lejuar hyrjen e tyre në fushë, derisa tymi i zi dilte nga pjesa prapa golit ku qëndronin ata.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa klubi dënoi sjelljen e këtyre tifozëve.
Në fund, Hamburgu për herë të parë në histori të klubit prej se ekziston Bundesliga, do të luajë në Bundesliga 2!