Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JURGEN KLOPP

Ditë nervoze

Foto: premierleague.com

Ditë nervoze


2 January, 2016 @17:00

Jurgen Klopp është treguar të jetë nervozuar pas humbjes së parë të vitit nga West Ham United sot. 

Ai ka thënë se ekipit i ka munguar krijimi i rasteve përkundër posedimit të topit, ndërsa ka shtuar se ekipi nuk është angazhuar plotësisht për të fituar ndeshjen. 

“Nuk është ditë për të qenë i zhgënjyer, por për të qenë nervozë me veten,” ka thënë Klopp pas ndeshjes. 

“Në çdo moment të ndeshjes ne do të mund të riktheheshim në lojë. Kush dëshiron të shoh 90%? Nuk mund të fitosh me 90% ose 95%. Askush s’dëshiron ta shoh këtë. Duhet të bësh gjithçka për fitore. Kemi humbur në momentet vendimtare, kjo mund të ndodhë, por duhet të përdorësh rastet që të paraqiten,” ka shtuar ndër të tjera gjermani. 

Liverpool është mposhtur sot pas dy fitoreve radhaziPremier League nga West Ham United. Për ironi, golashënues i golit vendimtar të ekipit londinez ka qenë ish lojtari i liruar nga Liverpool, Andy Carroll.


 
Të gjitha lajmet nga