LA LIGA
Do t’i shutojë unë penalltitë!
23 November, 2012 @14:33
Jose Mourinho, është bërë përsëri temë e mediave ndërkombëtare pas deklaratës së tij dhënë një televizioni portugez.
Duke analizuar ekipet që i ka udhëheq deri më tani Mourinho, ka thënë se kryesisht kur ka ardhë momenti i gjuajtjes së penalltive pas barazimit, ekipet e tija kanë dështuar.
Humbjet e dhimbshme pas penalltive
“Me Chelsean në vitin 2007 humba në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, e njejta ndodhi edhe vitin e kaluar me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më duket vetëm me Interin kam fituar ndaj Romës me penallti në finale të Kupës së Italisë,” ka kujtuar Mourinho.
E në pyetjen e gazetarit se çka mendon ai për arsyen e dështimit të ekipeve të tija pas ekzekutimit të penalltive, Mou është përgjigjur në stilin e tij.
“Me siguri se po t’i shutoja unë penalltitë asnjëherë nuk do të kishim humbur.”