VIDEO
Domgjoni shënon në fitoren e Zurichut ndaj Leverkusenit
25 October, 2018 @21:07
Skuadra “gjysmëshqiptare” e Zurichut, ka shënuar edhe fitoren e tretë në fazën grupore të Europa League, nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Në paraqitjen e treshes Toni Domgjoni-Hekuran Kryeziu-Benjamin Kololli, ekipi zviceran fitoi me rezultat 3-2, ndërsa Domgjoni ishte njëri nga realizatorët.
Treshja ishte titullare, ndërsa rastin për t’u dëshmuar nuk e pati mbrojtësi Mirlind Kryeziu, i cili qëndroi në bankë.
Zurich me këtë fitore vazhdon ta mbajë kryesimin në grup, derisa Leverkusen e shijoi humbjen e parë në fazën grupore të Europa League.